Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se do të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve në Merdar dhe tek Dheu i Bardh.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këtë e ka kërkuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare.
Postimi i plotë:
Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdar dhe te Dheu i Bardh të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkëatdhetarëve tanë në kufi.
Më këtë rast, u dëshiroj mirëseardhje në atdhe të gjithë qytetarëve të Kosovës!
Pushime të këndshme!