Gjithë krerët e Kosovës arrijnë në Bruksel

Aktuale

Gjithë krerët e Kosovës arrijnë në Bruksel

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 22:48
Bruksel

Liderët e Kosovës kamë zbarkuar në Bruksel. Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe tre zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Ky grup, nesër në mëngjes do takohen me Shefen pwr Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Media mëson se temë diskutimi do të jetë dialogu. Nuk dihet nëse presidenti Thaçi do takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas burimeve, pritet që liderët e Kosovës do kenë takim edhe me Komisionerin Evropian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos.

Takimi me Mogherinin është herët në mëngjes, ndërkohë agjendë e gjatë do të jetë në Bruksel, kohë kjo kur pritet që Komisioni Evropian të jap rekomandimin për vizat, që është hapi i parë për daljen nga izolimi të popullit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat