Pacolli paralajmëron lajm të mirë për Kosovën

Aktuale

Pacolli paralajmëron lajm të mirë për Kosovën

Nga: A.Zh Më: 18 korrik 2018 Në ora: 08:57
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh zevendëskryeministër Behgjet Pacolli, ka thënë se sot është një ditë e madhe për Kosovën.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot Kosova do të marrë raport pozitiv për vizat, duke i dhënë kështu fund izolimit të qytetarëve, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Sot është ditë e madhe për Kosovën europiane. Izolimit të padrejtë për qytetarëve po i vie fundi. Sot do të marrim raportin pozitiv për vizat si hap i parë drejt liberalizimit. 

Kosova në BE dhe NATO është është ëndrra jonë e përbashkët./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat