Thaçi, Veseli e Haradinaj në Bruksel, shkelet Protokolli i Shtetit

Aktuale

Thaçi, Veseli e Haradinaj në Bruksel, shkelet Protokolli i Shtetit

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:17
Thaçi, Veseli dhe Haradinaj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi janë në Bruksel ku do të takohen me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Presidenti, kryeparlamentari dhe kryeministri në të njëjtën kohë janë jashtë shtetit që do të thotë se ata kanë shkelur protokollin e shtetit.

Protokolli i Shtetit kërkon të ketë bashkërendim të agjendës së Presidentit, të kryeministrit dhe të kryeparlamentarit, në mënyrë që këta tre të mos jenë në të njëjtën kohë jashtë vendit.

Pra, Thaçi, Veseli e Haradinaj sot janë në Bruksel të cilët do të takohen me Mogherinin ku do të bisedojnë për dialogun me Serbinë.

Më Ligjin për Protokollin e Shtetit shkruan saktësisht se tre liderët nuk guxojnë njëkohësisht të jenë jashtë shtetit.

“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, thuhet në Nenin 19 të Ligjit për Protokollin e Shtetit e mosrespektimi i Protokollit po vlerësohet si papërgjegjësi e drejtuesve të shtetit.

Kjo nuk është hera e parë që krerët e shteti kanë shkelur protokollin,  ata edhe më parë kanë udhëtuar njëkohësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat