Thaçi flet nga Brukseli për heqjen e vizave: Nuk është dhuratë nga BE

Aktuale

Thaçi flet nga Brukseli për heqjen e vizave: Nuk është dhuratë nga BE

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 16:43
Hashim Thaçi

Komisionari i Bashkimit Evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos ka konfirmuar se Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirshme. Menjëherë pas fjalimit të Avramapoulos, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë fjalën për të falënderuar BE-në.

Thaçi teksa ka uruar Komisionin Evropian për lajmin e mirë siç ai e ka quajtur, ai ka thënë se ka qenë një udhë shumë e rëndë për Kosovën dhe shumë e mundimshme.

“Vendimi i sotëm i Komisionit Evropian  është njëri ndër lajmet më të mira që kanë pritur qytetarët e Kosovës që kanë pritur me dekade, ky është një moment historik”.

“Duhet të them se kilometrat e fundit kanë qenë shumë të vështira dhe shumë të rënda. Por jam i lumtur që kemi arritur së bashku në cak. Po ashtu jam shumë i lumtur që qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në fund të këtij viti”, ka deklaruar Thaçi.

Ai më tej ka thënë liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ka qenë dhuratë nga Bashkimi Evropian, por sipas tij një punë e Kosovës më se e merituar..

“Sot ka filluar të shembet muri i një popullit evropian, sot është fitues Kosova, sot është fituese Bashkimi Evropian. Siç kemi deklaruar edhe më herët Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave si dhe kemi pajtim të plotë me komisionarët Evropian. Kjo nuk ka qenë një dhuratë por një mirënjohje e punës së vështirë që kemi bërë gjatë kësaj kohe”, ka deklaruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat