Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Gjermani

Aktuale

Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Gjermani

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 16:47
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fitim Sadiku, ka pritur në një takim Zyrtaren e Lartë nga Ministria e Kulturës dhe Sportit e Baden Wurttemberg-ut, Kerstin Zielosko-Labonte

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fitim Sadiku, ka pritur në një takim  Zyrtaren e Lartë nga Ministria e Kulturës dhe Sportit e Baden Wurttemberg-ut, Kerstin Zielosko-Labonte.

Gjatë këtij takimi, Labonte paraqiti pritjet nga vizita në Kosovë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe e njoftoi Sadikun për takimet që ajo kishte në Kosovë, duke veçuar atë me kryeministrin Ramush Haradinaj, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm, e falënderoi zyrtaren gjermane për angazhimin e saj, përkushtimin për implementimin e projekteve në arsim, por edhe shfaqjen e interesimit për fushat tjera si ato në kulturë, rini dhe investime në disa fusha tjera.

“Shteti mik i dëshmuar për Kosovën si Gjermania, është e përkushtuar, që në fushat specifike si arsimi, të sjellë përvoja të reja edhe kapacitete të reja, kur dihet se arsimi është prioritet nacional i Kosovës dhe është baza e çdo zhvillimi të çdo shteti”, ka thënë Sadiku.

Në fund, ai falënderoi Labonte-n për vizitën, siç ka thënë, tejet përmbajtësore dhe gjithëpërfshirëse për thellimin e bashkëpunimit në arsim dhe fushat tjera me interes për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat