Ismaili: Urime Kosovë, qytetarët brenda pak muajve lëvizin pa viza

Aktuale

Ismaili: Urime Kosovë, qytetarët brenda pak muajve lëvizin pa viza

Nga: G.B Më: 18 korrik 2018 Në ora: 16:58
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka uruar Kosovën për rekomandimin pozitiv për vizat nga KE.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se qytetarët e Kosovës edhe pak muaj do të lëvizin pa viza në Evropë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Urime Kosovë! Edhe qytetarët e Kosovës brenda pak muajve do të lëvizin pa viza në Evropë. Ky është lajmi më i mirë për qytetarët tanë në dekadën e parë si shtet. Komisioni Evropian ka publikuar një raport pozitiv për Kosovën, si hap i parë drejt liberalizimit të vizave. Ky është një lajm jo vetëm i mirë dhe i drejtë, por edhe i merituar sepse Kosova ka bërë punë të madhe për arritjen e këtij qëllimi. Urime të gjithëve! #PaViza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat