Abazi tregon rrenën më të madhe që po bëhet për liberalizmin, ja kur hyn në fuqi vendimi

Aktuale

Abazi tregon rrenën më të madhe që po bëhet për liberalizmin, ja kur hyn në fuqi vendimi

Nga: P.R Më: 19 korrik 2018 Në ora: 06:19
Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook, ka komentuar marrjen e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, liberalizimi hyn në fuqi vetëm pasi opinioni i komisionit evropian miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropës.

“E kane vendose më qu jetën me rrena. Liberalizimi hyn ne fuqi vetëm pasi opinioni i komisionit evropian miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropës. Por rrena me e madhe është se është parë forcim ne zbatimin e ligjit kundër krimit dhe korrupsionit. Po përmend pa hamendje: Xhabir Zharku, Klani Pronto, Ramadan Muja, 53 Milion Bechtel Enca, milionat e Petrit Selimit me British Council, Qindra mija Hektaret e Thaci&co, Besim Beqaj me& per privatizmin e distribucionit, vrasjet e patrioteve para dhe pas luftës....”, ka shkruar Abazi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat