“Koalicion qeverisës PAN nuk është stabil, pasi ka divergjenca dhe inate”

Aktuale

“Koalicion qeverisës PAN nuk është stabil, pasi ka divergjenca dhe inate”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 korrik 2018 Në ora: 19:16
Koalicion qeverisës PAN

Analisti politik Faton Mehmeti mendon se ky koalicion qeverisës nuk është stabil, pasi ka divergjenca dhe inate.

Ai vlerëson se të gjithë janë njësoj aty, por bëjnë disa veprime popullsitë për çështje votash.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, Ministri i Financave, Bedri Hamza, është ndër zhvatësit më të mëdhenj të buxhetit.

Ai pohon se , ai po përdoret për të trazuar koalicionin që në momentin e duhur Thaçi të rrëzoj qeverinë, nëse i duhet për interesa të tij.

“Është krejtësisht e pasinqertë nga ana e Bedri Hamzës të bëj veprime të tilla, derisa në BQK ka pasur pagën më të lartë në vend. Këtë qeveri mund ta rrëzoj opozita e bashkuar dhe Thaçi, nëse ka të bëhet diçka më intereson e tij. Por kjo qeveri është e dëmshme, andaj duhet sa më parë të largohet. Dukë shtuar luksin po varfërohen qytetarët, të cilët vizat i shohin si mundësi të vetme për të ikur. Fatkeqësisht kjo qeveri i ka vrarë ëndrrat e qytetarëve se këtu një ditë do të bëhet mirë”, ka thënë analisti politik Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat