Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se copëtimi i Jugosllavisë në vija etnike ishte projekt i Millosheviqit.
Sipas tij, dorëzimi para projekteve të tilla në 2018 me largimin e vijave të kuqe për integritetin territorial të Kosovës dhe hapja e rrugës për eksperimente të ndarjes territoriale - apo siç po thojnë “rivizatim të kufijve” ndërmjet Kosovës e Serbisë - do të jetë dështim kolosal i angazhimit të ShBA-ve dhe shteteve të Evropës në Ballkan.
Lexojeni të plotë postimin e tij:
Copëtimi i Jugosllavisë në vija etnike ishte projekt i Millosheviqit. Dorëzimi para projekteve të tilla në 2018 me largimin e vijave të kuqe për integritetin territorial të Kosovës dhe hapja e rrugës për eksperimente të ndarjes territoriale - apo siç po thojnë “rivizatim të kufijve” ndërmjet Kosovës e Serbisë - do të jetë dështim kolosal i angazhimit të ShBA-ve dhe shteteve të Evropës në Ballkan në gati 30 vitet e fundit. Opcioni i ndarjes së Kosovës ka qenë në tavolinë edhe me 1992/1993, 2004 dhe 2007. Pikërisht amerikanët e kishin refuzuar kategorikisht këtë “zgjidhje”.