Thaçi: Duhet të lëvizin gurë e bjeshkë për të arritur deri te pajtimi i plotë me Serbinë

Aktuale

Thaçi: Duhet të lëvizin gurë e bjeshkë për të arritur deri te pajtimi i plotë me Serbinë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 00:34
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se, për shkak të së kaluarës dhe krimeve që Serbia i ka bërë në Kosovë, pajtimi i plotë është shumë i vështirë, pa çka se duhet punohet drejt pajtimit.

“Nuk mendoj se Kosova e Serbia mund t’i zgjidhin problemet vet. Ne e dimë se çka ka ndodhur në Kosovë dhe çfarë masakrash ka kryer shteti i Serbisë”, ka deklaruar Thaçi.

“E theksoj, duhet të lëvizin shumë gurë të Kosovës dhe bjeshkë për të arritur deri të pajtimi i plotë”.

“Por, ne e kemi obligim të punojmë shumë në këtë drejtim dhe të investojmë shumë për gjeneratat e ardhshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat