Pacolli: Nuk di çka janë mëditjet, paga ime shkon për bursa

Aktuale

Pacolli: Nuk di çka janë mëditjet, paga ime shkon për bursa

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 14:21
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh Zëvendëskryeministër, Behgjet Pacolli përmes një shkrimi në facebook ka treguar se ai pagën e tij nuk e merr.

I pari i MPJ-së ka thënë se paga e tij shkon për bursa të studentëve, ndërsa as mëditje nuk i merr.

“Kur mund të jepni, jepni. Kur nuk mund të jepni, mos merrni. Kjo është edukata ime”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Bashkë me këtë postim, ai e ka shoqëruar një fotografi me shkrimin “Unë nuk e di çka janë mëditjet. Paga ime shkon për bursa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat