Zbulohen dy rreziqet e dialogut në Bruksel që janë fatale për Kosovën! - Bota Sot
Zbulohen dy rreziqet e dialogut në Bruksel që janë fatale për Kosovën!

Aktuale

E diel, 21 tetor 2018

Zbulohen dy rreziqet e dialogut në Bruksel që janë fatale për Kosovën!

Nga: N.Sh Më: 20 korrik 2018 Në ora: 17:31
Hashim Thaçi në Bruksel

Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim, thotë se, institucionet tona, ashtu si i kanë udhëhequr bisedimet, Kosova do të përballet me dy opsione mjaftë të rrezikshme për vendin.

Sipas tij, Kosova do të përballet ose me shkëmbim territoresh, që ai thotë do të ishte një zgjidhje me humbje, ose me Asociacionin me kompetenca shumë të zgjeruara, të cilën e quan një humbje pa zgjidhje.

“Zgjidhje me humbje apo humbje pa zgjidhje

Ashtu siç i kanë udhëhequr institucionet tona bisedimet që nga viti 2011 e deri më sot, Kosova do të përballet me dy opsione: ose shkëmbim territoresh, që do të ishte një zgjidhje me humbje, ose asociacion me kompetenca shumë të zgjeruara, që do të ishte një humbje pa zgjidhje”, shkruan Avni Klinaku në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test