E thotë Krasniqi: Kompromiset e dhimbshme të Thaçit me Serbinë, janë humbja e veriut të Kosovës, dhe...

Aktuale

E thotë Krasniqi: Kompromiset e dhimbshme të Thaçit me Serbinë, janë humbja e veriut të Kosovës, dhe...

Nga: Nehat Shaqiri Më: 20 korrik 2018 Në ora: 18:40
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Analisti dhe njohësi i mirë i çështjeve politike në Kosovë, Faik Krasniqi, thotë se Kosova është në një pozitë të palakmueshme nga bisedimet e Kosovës, pas asnjë kusht me Serbinë.

Sipas tij, Serbia nga një shtet agresor, u kthy në qingj në sytë e Bashkimit Evropian.

Image
Faik Krasniqi

“Fillimi i bisedimeve me Serbinë pa asnjë kusht të vetëm, Kosovën e kanë vënë në një pozitë të palakmueshme. Serbia nga një shtet agresor është kthyer si ai ujku në lëkurën e qingjit në sytë e Bashkësisë Ndërkombëtare, e sidomos në sytë e Bashkimit Evropian që po e përkëdhel vazhdimisht, edhe pse Serbia sytë dhe mendjen i ka më vazhdimisht kah Rusia. Duke u bërë si ai ''qingji i butë'' që thithë dy nëna, edhe perëndimin edhe Rusinë”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Sipas, tij, kjo klasë politike nuk ka menduar kurrë për interesa të shtetit dhe qytetarëve.

“Kjo falë paaftësisë tonë dhe një klase politike kriminale e mafioze, që përveç interesave të tyre personale dhe zhvatjes e plaçkitjes së shtetit, nuk kanë menduar kurrë për interesat e shtetit dhe qytetarëve të saj”, shprehet ai.

Kraniqi shton se, presidenti Thaçi ka paralajmëruar dhe në fazën finale kompormise të dhimbshme me Serbinë, e që rreziku kryesor është humbja e veriut.

“Me këtë klasë politike dhe me Hashim Thaçin kryenegociator, i cili vazhdimisht ka bërë kompromise në dëm të Kosovës, kompromise të dhimbshme ka paralajmëruar edhe gjatë bisedimeve finale me Serbinë, ka rrezik ta humbim edhe Veriun, por s'do të mund ta rikthejmë as Kosovën Lindore. Nuk po i këndohet kënga e mirë asaj pjese”, përfundon Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat