Profesori universitar: Opozita të mobilizohet dhe ta fus në obligime qeverinë

Aktuale

Profesori universitar: Opozita të mobilizohet dhe ta fus në obligime qeverinë

H.O. Nga H.O. Më 21 korrik 2018 Në ora: 09:53
Qeveria Haradinaj

Profesori universitar, Fadil Maloku në një prononcim për “Bota sot” thotë se qeveria aktuale në Kosovë që nga fillimi nuk është konstatuar për aprovimin e ligjeve substancionale. Andaj sipas tij, opozita duhet të mobilizohet dhe ta fus në obligime këtë qeveri.

Image
Fadil Maloku

“Kjo qeveri prej fillimit “thember Akili”, ka pas numërat, dhe si e tillë nuk është konstitua për aprovimin e ligjeve substanciale për Republikën e Kosovës, por, për të shtyrë agjenda të dëmshme për vendin. Andaj, nga kjo legjislaturë nuk pres më shumë. Uroj që opzita të mobilizohet dhe ta fus në obligime të kontestimit këtë centaur qeverie. Që në gjitha legjislaturat e tanishme, është dëshmuar me shumë me skandale e afera të dyshimta... Uroj që elektorati i gjeneratave të reja që po hyjnë në tregun e punës të ndëshkoi me mosdhënie vote”, vlerëson sociologu dhe profesori i Universitetit Fadil Maloku për gazetën "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat