Plani i MAP i dorëzuar qeverisë, për 3 vite i shton 22 milionë euro buxhet - Bota Sot
Plani i MAP i dorëzuar qeverisë, për 3 vite i shton 22 milionë euro buxhet

Aktuale

E martë, 16 tetor 2018

Plani i MAP i dorëzuar qeverisë, për 3 vite i shton 22 milionë euro buxhet

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 15:00
Ministria e Administratës Publike

Ministria e Administratës Publike i ka bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës, siç e quan ajo për racionalizimin e të gjitha Agjencive që janë nën administrimin e kuvendit. Nëse ky plan i MAP-it realizohet, Qeveria e Kosovës do të shtonte në buxhet brenda 3 viteve 22 milionë euro mjete pa kthim dhe destinim të caktuar.

Në mesin e vendeve të rajonit të cilat vlerësohen për progresin në Reformën e Administratës Publike (RAP) përmes raportit vjetor nga Komisioni Evropian, Kosova është vendi më numrin më të madh të agjencive që raportojnë në Kuvend.

Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian kanë nënshkruar një Marrëveshje Financiare për Mbështetje Buxhetore Sektoriale të reformës së administratës publike (ang. SectorBudgetSupport) përmes së cilës do të financohen një numër i reformave përgjatë viteve në këtë sektor.

Sipas kësaj kontrate, kusht për transferin e transhit të parë financiar është që deri në fund të 2018, Qeveria dhe Kuvendi të miratojnë pakon e tri ligjeve bazike për reformën në administratën publike dhe të transferojnë të paktën shtatë agjenci të pavarura me funksione ekzekutive nga Kuvendi në Qeveri.

Në këtë funksion, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës kanë nënshkruar një Letër Zotimi për ndërmarrjen e hapave të përbashkët në adresimin e reformave që kanë të bëjnë me uljen e numrit të agjencive dhe qartësimin e vijave të llogaridhënies.

Dokumenti i dërguar qeverisë paraqet Planin e Veprimit për Racionalizimin e Agjencive të cilat duhet të jenë nën mbikëqyrjen ekzekutive, shkruan Indeksonline.

Janë gjithsejtë nëntë agjensi që sipas MAP=it duhet të transferohen nga Kuvendi në Qeveri.

1.Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale

2.Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore

3.Agjencia për ndihmë juridike falas

4.Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

5.Akademia e Drejtësisë

6.Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

7.Autoriteti i Aviacionit Civil

8.Agjencia Kosovare e Privatizimit

9.Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT)

Poashtu, MAP ka në plan që të rishikojë të gjithë agjencitë tjera të cilat janë nën qeveri ku funksionet e tyre janë duplifikuar. MAP parasheh që nëntë agjensitë që aktualisht janë nën administrimin e Kuvendit të transferohen nën menaxhimin e ministrive përkatëse.

Kështu, AMKM si organ qëndron do të ndërronte statusin si agjensi ekzekutive e udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm me raportim te ministri i MKRS-së. Poashtu, buxheti i AMKM=së të bartes në MKRS.

MAP jep edhe alternativa të tjera transferimit të AMKM-së dhe agjencive të tjera nën dirixhimin ekzekutiv. Për të gjitha agjensionet, MAP ka dhënë alternativa për rehatimin e tyre në ministrisë përkatëse të cilat i janë propozuar qeverisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test