Si do të vepronte Serbia nëse Pacolli futet në territorin e tyre pa lejen e shtetit serb?

Aktuale

Si do të vepronte Serbia nëse Pacolli futet në territorin e tyre pa lejen e shtetit serb?

Nga: D.RR Më: 21 korrik 2018 Në ora: 15:57
Behxhet Pacolli

Behgjet Pacollit i është refuzuar hyrja në shtetin serb nga autoritetet e po këtij shteti, pasi Pacolli dëshironte të bënte vizitë zyrtare në Novi Pazar, shkruan “Bota sot”.

Por, nëse Pacolli do të futej në Serbi, atëherë shteti serb do të vepronte me ligjet e veta për ata që futen ilegalisht në territorin e tyre.

“Çdo tentim i Pacollit për të ardhur në Serbi do të ishte ilegale dhe dihet se si veprohet me ata që përpiqen ilegalisht të hyjnë në territorin e një vendi të njohur ndërkombëtarisht dhe sovran siç është Serbia”, ka thënë ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin për mediat ruse, përcjell "Bota sot".

Vulin tha se Qeveria e Serbisë nuk e miratoi atë vizitë, duke e vlerësuar të paligjshme.

Veprimet që do t’i ndërmerr Serbia do të ishin arrestimi i Pacollit dhe mbajtja e tij deri në një vendim përfundimtar të shtetit serb./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat