Thaçit i takon vendi i “kryeplakut” të katunit që të pret dhe përcjellë musafirët, jo për dialog me Serbinë

Aktuale

Thaçit i takon vendi i “kryeplakut” të katunit që të pret dhe përcjellë musafirët, jo për dialog me Serbinë

Nga: N.Sh Më: 21 korrik 2018 Në ora: 19:54
Hashim Thaçi

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku, thotë se presidentit Hashim Thaçi nuk i takon me bë negociata me Serbinë.

Sipas tij, Kosova nuk e detyron presidentin Thaçi që të hyj në aranzhime të interesit kombëtar e shtetëror.

Maloku tutje thotë se, Thaçit i takon vendi i “kryeplakut” për të prit dhe përcjell musafir.

Ky është statusi i plotë i Malokut:

President! Ty nuk të takon me negocu me Serbinë!

1. Kosova me legjislacionin e saj Parlamentar, si kryenegociator me Serbinë nuk e detyron me asnjë germë kushtetuese Presidentin THAÇI  të hyj në aranzhime të interesit kombëtar e shtetëror!

2. Është aula e Kuvendit dhe karizma e kryeministrit (HARADINAJ) ajo që u detyrohen objektivave dhe interesave të lartëcekura!

3. Thaçit, me “germat” kushtetuese, i takon veç vendi i “kryeplakut” t? katundit që duhet të pret dhe përcjell mysafir...Por, po çuditem me indeferencën e Rambos!?????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat