Ministria e Jashtme ka “sabotuar” diplomacinë e mirëfilltë

Aktuale

Ministria e Jashtme ka “sabotuar” diplomacinë e mirëfilltë

Nga: Nehat Shaqiri Më: 21 korrik 2018 Në ora: 22:26
Flamuri i Kosovës

Politologu Mentor Tahiri thotë se, Kosova gjendet në një pozitë specifike brenda sistemit politik ndërkomëbtar.

Sipas tij, subjektiviteti ndërkombëtar nuk është përmbylluar ndaj Kosovës, dhe kjo është arsye për një diplomaci më profesionale.

Image
Mentor Tahiri

“Pranimi i subjektivitetit ndërkombëtar nuk është përmbyllur dhe kjo është një arsye e mjaftueshme që të alarmojë për një Politikë të Jashtme dhe Diplomaci sa më profesionale”, thotë Tahiri për gazetën “Bota sot”.

Fatkeqëisht, politologu thotë se, institucionet vendimmarëse të vendit nuk e kanë kuptuar rëndësinë e një prezantimi profesional të vendit në politikën ndërkombëtare.

“Përceptimi i Ministrisë së Jashtme si një sektor i cili është pjesë integrale e pazareve ndërmjet partive politike, ka “sabotuar” në kontinuitet diplomacinë e mirëfilltë. Si Ministria e Jashtme ashtu edhe Shërbimi Diplomatik duhet të jenë të profesionalizuar ngase janë dritarja e komunikimit me botën, ato nuk guxojnë të shihen si vende për të sistemuar kuadrot partiake”, thotë politologu Mentor Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat