Thaçi: Të bashkohemi për të siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë

Aktuale

Thaçi: Të bashkohemi për të siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 10:36
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila tetë vjet më parë dha mendimin këshillues mbi legalitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, ka shkruar se ishte ndër fitorët më të mëdha ndërkombëtare.

“Ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare. Edhe sot, na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar ai në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat