Kurti: Përvjetori i tetë i GJND-së, Serbia s’është paditur, Thaçi e Haradinaj vrapojnë pas Vuçiqit

Aktuale

Kurti: Përvjetori i tetë i GJND-së, Serbia s’është paditur, Thaçi e Haradinaj vrapojnë pas Vuçiqit

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 12:24
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurt

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Hashim Thaçi e ka harruar premtimin për ta paditur Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë. Në vend të kësaj, Kurti ka thënë se Thaçi bashkë me Kryeministrin Ramush Haradinajn kanë zgjedhur të vrapojnë pas Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq.

Këto komente, Kurti i ka bërë kur ka përkujtuar 8 vjetorin e Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila kishte legjitimuar shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, e cila kishte ndodhur më 17 Shkurt 2008.

“Kush ka mundur ta paramendojë që 8 vjet pas vendimit të GjND-së mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e i cili goditi rëndë Serbinë ndërkombëtarisht, do të kemi President që flet për kompromise të reja të dhimbshme ndaj Serbisë? Kush ka mundur ta paramendojë që 8 vjet pas atij të vendimi te GjND-së, do të kemi President e Qeveri që vrapojnë pas Presidentit të Serbisë, e që kërkojnë pajtim me Serbinë e papenduar dhe pa e paditur atë për krimet e luftës e për gjenocid?”, ka shkruar Kurti, në një shkrim në Fb.

Sipas tij, qëndrimet e udhëheqësve të Shtetit kanë degraduar dhe po u përshtaten veprimeve të Serbisë.

“Por çfarë ka ndodhur më pasë Qeveria Thaçi e asaj kohe, e më vonë qeveria pasardhëse e deri te kjo Haradinaj, e kanë harruar pikërisht këtë moment përurues me potencial emancipues teë Deklaratës së Pavarësisë. Duke pranuar bisedime teë vazhdueshme me Serbinë për çështje të brendshme të Kosoveës, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, kanë pranuar të ulen në tryezë bisedimesh me dy entitete (Serbia në njërën anë, BE-ja në anën tjetër) të cilat ose janë armiqësisht kundër vetë qëllimit themelor të asaj shpalljeje (rasti i Serbisë) ose janë neutral karshi të njëjtës (rasti i BE-së). Leximi qeë GjND-ja i bëri Deklaratës së Pavarësisë doli të jetë më progresiv sesa qëndrimet e veprimet e qeveritarëve të Kosoveës te udhëhequr nga Hashim Thaçi. E, regresioni i këtij po vazhdon me shpejtësinë e njëjtë të vrapimit që ai bën pas Serbisë e Vuçiqit", ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat