Enver Robelli ia lë PDK- së fajin për vrasjet e aktivistëve të LDK- së

Aktuale

Enver Robelli ia lë PDK- së fajin për vrasjet e aktivistëve të LDK- së

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 12:42
Enver Robelli

Gazetari Enver Robelli ka shkruar një analizë të gjatë për Presidentin Hashim Thaçi dhe tri tentimet e tij për ta ndarë Kosovën.

Mirëpo, paraprakisht, Robelli ka folur për historikun e PDK’së, duke ia lënë kësaj partie një pjesë të fajit për krimet e kryera pasluftës.

Veçanërisht, sipas Robellit vrasjet politike të aktivistëve të LDK’së lidheshin me Partinë e Hashim Thaçit.

“Në vitin 2002 Thaçi ishte shef i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila përfaqësonte rreth 20 për qind të elektoratit, një forcë politike e urryer nga shumica e qytetarëve për shkak të jo pak krimeve që lidheshin me këtë parti sidomos pas luftës – për shembull vrasjet politike të aktivistëve të LDK-së”, ka shkruar Robelli, në analizën e tij.

Dhjetëra aktivistë të LDK’së në ishin vrarë në mesin e të cilëve edhe bashkëpunëtorë të Ibrahim Rugovës sic ishin: Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti, Shefki Popova, Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj, Ismet Raci, Uke Bytyci, Sebahate Tolaj, Shaban Manaj.

Këto krimet ende nuk janë zbardhur.

Në anën tjetër, sipas Robellit, Hashim Thaçi dy herë ka dështuar ta ndajë Kosovën. Përpjekja e parë kishte dështuar kur ishte vrarë udhëheqësi i Serbisë, Zoran Gjingjic, ndërsa, përpjekja e dytë ishte kur kishin ndodhur trazirat e marsit të vitit 2004.

Tash, sipas Robellit, Presidenti i vendit pasi dështoi të shfuqizonte Gjykatën Speciale, ka nisur idenë e ndarjes për të shpëtuar nga Gjykata Speciale.

“Tani Thaçi po bën përpjekjen e tretë për ndarjen e Kosovës. Frika thellësisht personale nga ndonjë aktakuzë e Gjykatës Speciale, frika se edhe nëse nuk akuzohet vetëm paraqitja si dëshmitar në Hagë mund ta diskreditojë përfundimisht te partnerët e tij ndërkombëtarë, frika nga ndonjë zhvillim i papritur politik në Kosovë dhe largimi nga pushteti i partisë së tij..”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat