Deputetja Osmani kujton 22 korrikun 2010, kur GJND legjitimoi pavarësinë e Kosovës - Bota Sot
Deputetja Osmani kujton 22 korrikun 2010, kur GJND legjitimoi pavarësinë e Kosovës

Aktuale

E diel, 21 tetor 2018

Deputetja Osmani kujton 22 korrikun 2010, kur GJND legjitimoi pavarësinë e Kosovës

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 16:40
Vjosa Osmani ka shpërndarë fotografinë ku shihet fytyra e dëshpëruar e Vuk Jeremiqit, njërit prej zyrtarëve të rëndësishëm të shtetit serb.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka kujtuar 22 korrikun e vitit 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha mendimin mbi pavarësinë e Kosovës.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë fotografinë ku shihet fytyra e dëshpëruar e Vuk Jeremiqit, njërit prej zyrtarëve të rëndësishëm të shtetit serb.

Postimi i plotë i Osmanit:

“Momenti i dështimit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

22 Korrik 2010, Hagë.

Mirënjohje për të gjithë ekipin me të cilin punuam për këtë rezultat.

8 vite pas, për fat të keq, njerëzit që dëshirojnë të rihapin çështjen e statusit të Kosovës, nuk gjenden më vetëm në Serbi. Ata duhet të ndalen me çdo kusht”, ka shkruar Osmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test