"Vrasja e Shaban Manajt, vrasje e orkestruar ndaj presidentit Rugova"

Aktuale

"Vrasja e Shaban Manajt, vrasje e orkestruar ndaj presidentit Rugova"

H.Orana Nga H.Orana Më 23 korrik 2018 Në ora: 09:55
Shaban Manaj, veprimtar i LDK-së, i vrarë më 23 korrik 2000

Analisti politik Faton Mehmeti thotë se vrasja e Shaban Manajt është një nga vrasjet e orkestruara ndaj mbështetësve të Presidentit Rugova. Ai thotë se kjo vrasje nuk është zbardhur, ndërsa urdhërdhënësit janë në pozita të larta shtetërore.

Image
Faton Mehmeti

“Vrasja e Shaban Manajt është ndër më me peshë në Kosovë, në vazhdën e vrasjeve të orkestruar ndaj mbështetesëve të Presidentit Rugova. Duket se edhe kjo vrasje është e njëjtë me atë të figurave të tjera të LDK-së së pasluftës, e të cilat ishin të orkestruar nga shërbimet serbo-shqiptare. Që 18 vjet pas vrasjes së tij vrasësit enden të lirë, ndërsa urdhërdhënësit me gjasë në pozita të larta shtetërore. Pa zbardhjen e këtyre vrasjeve as shpirti i tij s’do prehet i qetë, për më tepër e ardhmja e Kosovës nën tymnajën e paqartësive nuk është e ndritur. Duke gjykuar në këtë këndvështrim duhet theksuar nevojën që sa më parë të zbardhet vrasja e z.Manaj, dhe të gjithë të tjerëve”, thotë Mehmeti./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat