“Kosova e rrezikuar nga shërbimet e huaja”

Aktuale

“Kosova e rrezikuar nga shërbimet e huaja”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 korrik 2018 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

“Shërbimet e huaja në Kosovë janë prezent si askund në vendet e tjera të rajonit, për arsye se në Kosovë që nga pas lufta, ardhjet e shumë personave të huaj përfituan shumë nga Kosova. Këtë e dëshmon më së miri fakti i arrestimit të malazezeve dhe pjesëtarit të BIA-s serbe që u bë ditë më parë nga Policia e Kosovës në Prishtinë”. Kështu thotë analisti politik, Rexhep Shahu ka për “Bota sot”, duke shtuar se shërbimet e huaja vijnë nga të gjitha viset e huaja në Kosovë.

Image
Rexhep Shahu analist politik

Ai ka thënë se trafiku i shërbimeve të huaja është marramendës, pasi ka përplasje në çdo kryqëzim, pasi të tillët si shërbimi serb, i fusin hundët brutalisht në punët e Kosovës

“Shërbimi malazez dhe gjithë shërbimet janë prezentë jo me lejen e Kosovës, por me pa zotësinë e saj dhe për shkak se gjithë dosjet e arkivat i ka Serbia. Natyrisht që Kosova është mjaft e rrezikuar nga shërbimet e huaja, por Kosovën dhe gjithë te tjerët me shërbimet e tyre, kanë përballë interesat amerikane, te cilat mbrojnë Kosovën edhe prej shërbimeve te huaja që kryqëzohen frikshëm në Kosovë. Shërbimet e huaja sipas vendeve respektive shohim interesat e tyre, por rrezik përbëjnë interesat serbe dhe ato shërbime që frymëzojnë ekstremizmi fetare”, ka thënë analisti politik, Rexhep Shahu.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat