PSD e interesuar ta rrëzojë qeverinë, fton VV-në e LDK-në t’i bashkohen

Aktuale

PSD e interesuar ta rrëzojë qeverinë, fton VV-në e LDK-në t’i bashkohen

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 21:44
Dardan Sejdiu

Derisa qeveria e Kosovës nuk ka numrat për të shtyrë proceset përpara, as opozita nuk po mund t’i bëjë ata për ta rrëzuar qeverinë.

Tri partitë opozitare më shumë kanë kundërshtuar njëra – tjetrën sesa që kanë bashkëpunuar mes vete.

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Partinë Socialdemokrate se më shpesh kanë ngjashmëri me partitë në pushtet sesa dallime.

Por, këtyre akuzave u është kundërpërgjigjur përmes llogarisë së tij në Facebook, Dardan Sejdiu, Shef i Grupit parlamentar të PSD-së.

Madje, akuzat e VV-së i ka quajtur hipokrizi, pasi, sipas tij, janë veç fjalë që nuk përcillen me veprime.

“Fjalët e statuset pa ndërmarr asnjë veprim më lartë janë pallavra e hipokrizi”.

Për më tepër, Sejdiu ka ftuar Vetëvendosjen e Lidhjen Demokratike të Kosovës që ose t’ia japin votat një mocioni që do ta inicionte PSD-ja, ose të nisin vet mocion e PSD-ja do t’i përkrahte.

“E ftojmë LDK dhe LVV që ta iniciojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe ne do t’i japim 12 nënshkrime dhe 12 vota, ose të na i japin nënshkrimet dhe ne e iniciojmë”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

“E ftojmë LDK edhe LVV ta na thërrasin ne tryeze opozitare për strategji e taktikë për rrëzimin e qeverisë ose të na japin neve autorizimin dhe ne e thërrasim”.

Sejdiu gjithashtu ka ftuar LDK-në e LVV-në “që ta votojmë në Kuvend mandatarin e bisedimeve, që ai/ajo mos të jetë Thaçi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat