Abazi: Është momenti i fundit që opozita të bashkohet dhe ta shpëtojë shtetin nga kjo Qeveri

Aktuale

Abazi: Është momenti i fundit që opozita të bashkohet dhe ta shpëtojë shtetin nga kjo Qeveri

Nga: G.B Më: 24 korrik 2018 Në ora: 07:51
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë se opozita duhet bashkuar tani më shumë se kurrë, që ta largojnë këtë qeveri, që është peng i Listës Serbe dhe po e dështon vendin, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se LDK, LVV, PSD, NISMA dhe deputetë tjerë që nuk kontrollohen nga Beogradi, duhet të mblidhen urgjentisht për ta mbrojtur interesin nacional dhe territorial të Kosovës, kundër krimit dhe korrupsionit.

Postimi i tij i plotë:

Per Shtetin Demokratik- Kunder Krimit dhe Korrupcionit

Sot, me shume se kurre eshte e domosdoshme qe te behet opozita bashke, pa kushte dhe pa kalkulime dhe te largohet kjo qeveri e cila perveq qe nuk i ka votat e mjaftueshme eshte peng i listes Srpska dhe eshte duke e deshtuar vendin.

LDK, LVV, PSD, NISMA dhe deputetet e minoriteteve qe nuk kontrollohen nga Beogradi duhet te mblidhen urgjentisht dhe publikisht per ta mbrojtur interesin nacional, per ta mbrojtur integritetin territorial dhe per ta mbrojtur vendimin e gjykates nderkombetare te drejtesise lidhur me shpalljen e pavaresise. Kjo behet duke krijuar situaten per zgjedhje te reja dhe nje koalicion te madhe per shtetin demokratik, kunder krimit dhe korrupcionit.

Eshte momenti i fundit per ta shpetuar Kosoven nga deshtimi, per ta kthyer shpresen tek qytetaret dhe per te risjellur ne vend procesin e meritokracise, dijes, bashkepunimit, transparences, llogaridhenjes dhe zhvillimit te qendrueshem me qytetarin ne qender te vendimarrjes. Per kete jane pergjegjes dhe te thirrur ata qe kane marre votat e qytetareve qe kane shpresuar se do te jene forca e ndryshimit e keta jane individ me emra te caktuar per te cilet kane votuar qytetaret dhe tani si individ permbrenda grupacioneve politike, aty ku jane e kane pergjegjesi qe te dalin dhe te bashkohen per interes kombetar.

Nje nisme e tille do ta kete perkrahjen e shoqerise civile, intelektualeve dhe te gjitha forcave progresive ne vend dhe nderkombtarisht. Nje nisme e tille prandalon lojerat dhe eksperimentimet e metutjeshme qe provokojne konflikt dhe ndarje te reja.

Kosova nuk meriton te mbetet nje fshat i despoteve te vegjel qe nuk j' a hap deren asnje lider boterore. Kosova nuk meriton te jete kusur i negociatave dhe dialogjeve per interesa te grupeve dhe individeve me interesa provincial. Na duhet nje rilindje nepermejt nje vizioni qe tejkalon egot dhe interesat individuale qe edhe tejkalon interesat partiake.

Per Shtetin Demokratik- Kunder krimit dhe korrupcionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat