"LDK-ja të mos i ndryshoj qëndrimet e saj karshi qeverisë"

Aktuale

"LDK-ja të mos i ndryshoj qëndrimet e saj karshi qeverisë"

Nga Më 24 korrik 2018 Në ora: 10:55
Lidhja Demokratike e Kosoves

Partitë politike opozitare kanë refuzuar ftesën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për një takim të përbashkët rreth dialogut me Serbinë.

Ndërkaq Partia Socialdemokrate i ka bërë ftesë LDK-së për një mocion për rrëzimin e Qeverisë.

Image
Skender Zogaj

Njohësi i çështjeve politike Skender Zogaj në një prononcim për “Bota sot” ka folur rreth mundësisë së bashkimit të partive opozitare në këtë nismë për rrëzimin e Qeverisë.

Zogaj thotë se më shumë se sa rrëzimi i Qeverisë partitë politike opozitare duhet t’i preokupojë situata e rëndë që po e rrezikon shtetin dhe fatin e popullit shqiptar të Kosovës.

“Pra, partitë opozitare duhet t’i rikthehen fuqishëm vetvetes së tyre dhe të riorganizohen duke u reformuar rrënjësisht sepse, kanë pësuar rrëshqitjë të thella konceptuale dhe programore, kështu që, në çastin aktual, opozita nuk ofron ndonjë dëshmi të besueshme që pas rrëzimit të Qeverisë Haradinaj të sjellë ndonjë qeverisje më të mirë! LDK-ja duhet ta kuptoj se i përket misioni historik dhe se është partia kryesore që duhet të bazohet në forcat e veta duke i pastruar radhët e veta dhe duke i fuqizuar veprimtarët e devotshëm e atdhetarë që duan ndërtimin e shtetit e jo stërshitës politikë, karrieristë e nepotikë të koluareve të natës”, thotë Zogaj.

Ai thotë më tutje se LDK-ja nuk duhet t’i ndryshoj qëndrimet e saj për asnjë kusht.

“LDK-ja nuk duhet të taktizojë por ta thotë qarte kursin e saj dhe me asnjë çmim e kusht të mos i ndryshoj qëndrimet as edhe për vendimet e mëdha për të cilat shumë shpesh i ka ndryshuar në të kaluarën! Kjo është e rëndësishmja e partive politike serioze që e duan Kosoven, e jo lufta gladiator”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat