Thaçi i prekur nga tragjedia në Greqi: Kosova e gatshme të ndihmojë

Aktuale

Thaçi i prekur nga tragjedia në Greqi: Kosova e gatshme të ndihmojë

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 11:38
Hashim Thaçi

Numri i viktimave nga zjarret në Athinë ka shkuar të paktën 50.

Kjo gjë e ka prekur Presidentin Hashim Thaçi, i cili ka thënë se shteti i Kosovës solidarizohet me Greqinë, dhe po ashtu është e gatshme të ndihmojë, përcjell KosovaPress.

“I prekur thellë nga humbjet e jetëve pas shpërthimit të zjarreve në rajonin e Athinës, në Greqi. Janë të tmerrshme dëshmitë për viktimat, por të japin zemër lajmet për heroizmat e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve”, ka shkruar Presidenti në rrjetin social Facebook.

“Kosova solidarizohet me fqinjët tanë dhe është e gatshme të ndihmojë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se ka arritur në përmasat e tragjedisë numri i të vdekurve nga zjarret që përfshinë rrethinat e periferisë së Athinës gjatë orëve të pasdites së djeshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat