Loja me zjarr ndarja e Kosovës: Kjo është ide e rrezikshme dhe luftënxitëse

Aktuale

Loja me zjarr ndarja e Kosovës: Kjo është ide e rrezikshme dhe luftënxitëse

Nga: N. SH Më: 24 korrik 2018 Në ora: 13:12
Veriu i Kosoves

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, thotë se ndarja e Kosovës është lojë e rrezikshme dhe luftënxitëse.

Përmes një postimi në Facebook, Dedaj thotë se, kjo është ide e rrezikshme dhe e papranueshme që e destabilizon Kosovën deh tërë rajonin, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja duhet ta mbështesin fuqishëm sovranitetin e Kosovës.

“Loja me zjarrin Ndarja e Kosovës është një ide e rrezikshme, e papranueshme, luftënxitëse dhe destabilizon Kosovën dhe tërë rajonin! SHBA, BE dhe NATO duhet ta mbështesin fuqishëm, sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës!”, shkruan Gjergj Dedaj.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat