LDK-ja këmbëngul se Thaçi s’bën për udhëheqës të dialogut me serbët

Aktuale

LDK-ja këmbëngul se Thaçi s’bën për udhëheqës të dialogut me serbët

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 07:10
Hashim Thaçi/Isa Mustafa

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sali Asllanaj, ka thënë se partia e tij nuk e mbështet formatin aktual të dialogut, të udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi.

“LDK’ja është për dialog, por jo për këtë format, dhe është kundër udhëheqjes së këtij procesi nga presidenti Thaçi”, ka thënë Asllanaj.

“Ky është qëndrim zyrtar dhe i pandryshueshëm”, ka theksuar ai.

Asllanaj ka vlerësuar se konsensusi politik për dialogun me Serbinë duhet të arrihet në Kuvend, e jo nëpërmjet institucioneve të tjera.

Ai ka theksuar se strukturat më të larta të LDK’së kanë pasur takime me faktorin ndërkombëtar, të cilit i kanë prezantuar qëndrimin e kësaj partie për dialogun.

Asllanaj e ka quajtur të vështirë arritjen e këtij konsensusi për këtë proces, por, sipas tij, nuk është i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat