Haradinaj kërkon që Daci të përfshihet për dialogun me Serbinë

Aktuale

Haradinaj kërkon që Daci të përfshihet për dialogun me Serbinë

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 10:13
Ramush Haradinaj dhe Nexhat Daci

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Haradinaj rast e ka njoftuar akademik Dacin për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në proceset në të cilat është duke kaluar Kosova, me theks të veçantë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe procesin e dialogut me Serbinë. Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga akademik Daci, që në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, të përshihet edhe më shumë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, kontributi i së cilës do të ishte shumë i rëndësishëm.

“Kontributi dhe roli juaj dhe i institucionit të cilin e drejtoni do të ishte i rëndësishëm për vendin, pasi që jemi në një situatë mjaft delikate dhe duke u përballur me definimin e shumë çështjeve të cilat janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, tha se institucioni të cilin e udhëheq do të ofroj kontributin e vet dhe përkrahjen e gjithanshme për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat