Buxheti bllokon projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 90’ta

Aktuale

Buxheti bllokon projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 90’ta

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Projektligji për mësimdhënësit e viteve 90-ta shqyrtohet në Komision Komisioni për Arsim.

Ky komisiom ka mbajtur sot debatin për Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip gjatë viteve të nëntëdhjeta, i cili u ndërpre në mungesë kuorumi.

Drejtori i Departamentit për Arsim Parauniversitar në MASHT, Alush Istogu tha se i gjithë debati është bërë për shkak të kostos buxhetore, dhe sipas tij kjo është kompetencë e Ministrisë së Punës.

“Kjo kosto buxhetore për punëtorët e arsimit natyrisht 90-99’ është e pranueshme unë po flas për kërkesën tonë dhe për buxhetin tonë që e kemi planifikuar. Unë nuk kam të drejtë të flas për buxhetin e ministrisë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, unë po flas kostoja buxhetore nëse aprovohet shkojnë procedurat qysh ne i kemi menduar do të thotë vetëm në katër mujorshin e dytë të vitit 2018 janë 2 milionë e 494 mijë e 425 euro. Për vitin 2019 që kanë qenë sipas kategorive që u përmendën më herët kanë qenë 9 mijë e 656 punëtor që janë përfitues janë përfitues në pensionin e 2018-të. Ne i kemi marr statistikat nga ministria e Financave prej sistemit të pagesave dhe në vitin 2019 na rritet ky numër në 10 mijë e 808 punëtor, kjo 10 mijë e 808 punëtor është llogaritur kjo pjesa e shtimit të buxhetit”, tha zyrtari i MASHT-it.

Për përfaqësuesen e Ministrisë së Financave Mevlyde Shamolli edhe pse janë bërë përgatitjet për këtë projektligj, ka mangësi sa i përket kategorizimit të përfituesve dhe kjo mund të ketë implikime buxhetore.

Ajo tha se pensioni merret në bazë të përgatitjes shkollore, duke shtuar se ligji thotë vetëm këtë kategori edhe se jashtë ligjit nuk mund të dal.

“Unë koston totale e them me bindje të plotë që është 37 milionë por me i sistematizua nënkategoritë e këtyre dy kategorive nuk mundem pa i zbërthyer në bazë të ministrisë së Punës ose ministria e Arsimit me i iu shkrua shkollave dhe fakulteteve dhe akademisë me i zbërthye në nënkategori.

“Kështu që ky projektligj ka implikime këto që i kemi qitur i kemi bërë në bazë të nenit 7, dy kategoritë që nuk thuhet as përgatitja e lartë, as përgatitja e ulët, as përvoja e punës 15 vite që legjislacioni tjetër i mohon këto të drejta faktikisht mundet kjo shifër e imja me u rrit ndoshta edhe 50 për qind jam e sigurt por rritet edhe 100 për qind “, tha Shamolli, përcjell kallxo.com.

E deputetja nga AAK-ja Teuta Haxhiu, këto konstatime të përfaqësueses nga MF-ja i ka quajtur ndërhyrje politike sipas saj debatet e organizuara nga ministria e Arsimit te cilat janë të shumta si dhe ndryshimet qe vijnë nga ministria e financave po i ndryshon qëndrimet kohe pas kohe

“Unë i konsideroj krejt politike për ta sqaruar një gjë se personalisht si deputete kam mjaft thirrje mesazhe prej punëtorëve të arsimit të cilët kanë punuar 40 vite dhe buxheti i Republikës së Kosovës ose ministria i llogarit atë punë 40 vjeçare me zero euro, pse e merr një pension tjetër që i ka vdekur burri në luftë” , ka thënë Haxhiu.

Por përfaqësuesja e MF-së dha disa shembuj që sipas saj mund të shkaktojnë implikime buxhetore për të demantuar atë që tha deputetja Haxhiu. Mbledhjen e ka lëshuar edhe deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku me arsyen se nuk po i jepet rast për diskutim nga deputetja Haxhiu.

Pas kësaj në mungesë kuorumi kryetari i Komisionit Ismail Kurteshi ndërpreu mbledhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat