Haradinaj kujton Enver Zymberin: Themelet e Republikës nuk mund të zhbëhen

Aktuale

Haradinaj kujton Enver Zymberin: Themelet e Republikës nuk mund të zhbëhen

Nga: A.M. Më: 26 korrik 2018 Në ora: 09:11
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Enver Zymberi në shtatë vjetorin e vrasjes së tij.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se rënia e tij dëshmon se themelet e kësaj Republike në tërësinë e saj janë të forta dhe si të tilla ato nuk mund të zhbëhën.

Postimi i plotë:

Shtatë vjet më parë ra në krye të detyrës pjesëtari i Policisë së Kosovës Enver Zymberi, për t’u shndërruar në dëshminë më të fuqishme për ndjenjën reale të atdhedashurisë.

Shërbimi deri në sakrificë sublime, në mbrojtje të Republikës së Kosovës, të rendit të saj kushtetues dhe simbolik, është udhërrëfyesi më i mirë për brezat, se si duhet përgjigjur thirrjes për t’i mbrojtur me besnikëri vlerat e atdheut.

Enveri është ndër dëshmorët e parë të Republikës, që mbijetesën e vë para çdo interesi tjetër. Rënia e tij dëshmon se themelet e kësaj Republike në tërësinë e saj janë të forta dhe si të tilla ato nuk mund të zhbëhën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat