Veseli: Dëshirat politike mos të konsumohen në kurriz të qytetarëve

Aktuale

Veseli: Dëshirat politike mos të konsumohen në kurriz të qytetarëve

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 13:01
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë thirrje deputetëve që ta shmangin bojkotimin e votimit të projektligjeve, pasi kjo do të thotë varfërim të Kosovës.

Veseli pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, njoftoi se seanca e sotme vazhdon në orën 15:00, në bazë të procedurave që kanë.

Veseli: Thërras deputetët që të shmangin bojkotin

“Thërras deputetët që të shmangin bojkotin për arsye se bojkoti do të thotë varfërim i Kosovës, do të thotë mungesë e ligjeve për Kosovën. Keni parasysh vetëm në vonesat që jemi duke bërë në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare kemi të bëjmë me dhjetëra miliona të cilat janë të taksapaguesve evropian për qytetarët tanë, në të njëjtën kohë projektligje të cilat presin dhe e ndihmojnë qytetarin e Kosovës”, tha Veseli.

Ai përmendi projektligjin e noterisë, shërbimeve postare, ligjin për legalizimit që do t’i ndihmonte familjet e qytetarëve të Kosovës.

Veseli: Dëshirat politike mos të konsumohen në kurriz të qytetarëve

“Dëshira politike që është si vullnet politik pozitë-opozitë mos të konsumohet në kurriz të qytetarëve por të jetë një veprim që është legjitim opozitar, qoftë edhe një mocion mosbesimi për qeverinë aktuale por nuk është taktikë e mirë që të improvizohet brenda seancave se vullneti politik po ndërron në bazë të vullnetit individual. Ne në Kuvendin e Kosovës nuk jemi për deponimin individual por për dispononim e qytetarëve”, tha Veseli.

Sipas tij, në këto rrethana, Kuvendi do të shkojë në pushim shumë shpejt.

Seanca në orën 15:00, Veseli u bën thirrje deputetëve që mos ta vazhdojnë bojkotin

Kryesia ka vendosur që seanca e Kuvendit të vazhdojë në orën 15:00.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me këtë rast ka ftuar deputetët që të mos e vazhdojnë bojkotin sepse është varfërim për Kosovën.

“Dëshira politike pozitë - opozitë mos të bëhet mbi kurriz rë qytetarëve. Në këto rrethana do të shkojmë në pushim shumë shpejt”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë.

Seanca e sotme ka filluar në orën 10 paradite por që është ndërprerë pasi që deputetët e opozitës nuk kanë marr fare pjesë në votimin e projektligjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat