Policia nderon kolegun e tyre në 7 vjetorin e rënies

Aktuale

Policia nderon kolegun e tyre në 7 vjetorin e rënies

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 14:12
Policia nderon Heroin e Kosovës, Enver Zymeri

Për nder të përvjetorit të shtatë të rënies në detyrë të Heroit të Kosovës, Enver Zymeri Policia e Kosovës sot ka mbajtur disa aktivite për nder të veprës dhe heroizmit të tij.

Përveç vendosjes së luleve tek lapidari i heroit në kompleksin e drejtorisë së përgjithshme të Policisë në Prishtinë, homazhe janë bërë edhe tek varri i heroit në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.

Me këtë rast ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Naim Rexha kanë vizituar familjen Zymeri.

Rexha potencoi se Policia e Kosovës si gjithnjë edhe tani e tutje do t’i respektojë dhe do t’i nderojë veprat sublime të të gjithë zyrtarëve policorë të rënë në detyrë në mbrojtje të rendit dhe ligjit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat