A ka shkëmbim të territoreve? Thaçi përgjigjet pas takimit me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Aktuale

A ka shkëmbim të territoreve? Thaçi përgjigjet pas takimit me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 14:14
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka folur rreth idesë së shkëmbimit të territoreve. Thaçi, u bëri të ditur përfaqësuesve të Luginës së Preshevës se interesimi i autoriteteve të Kosovës përfshin vetëm mirëqenien e shqiptarëve në Luginë.

“Ne angazhohemi në avancimin e shqiptareve dhe te drejtave të tyre, por marrëveshja mes Kosovës e Serbisë do të arrihet mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane”, ka thënë Thaçi.

Takimi i Thaçit me përfaqësuesit e Luginës erdhi një ditë pasi Presidenti serb, Aleksandër Vuciç, takoi përfaqësuesit e Listës Srpska në Beograd.

Së fundmi shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është ri aktualizuar, derisa dy vendet po hynë në fazën finale të dialogu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat