Sejdiu LDK-së: Ju kemi lutë me e rrëzu qeverinë, s’keni pasë kohë, tash mos moralizoni

Aktuale

Sejdiu LDK-së: Ju kemi lutë me e rrëzu qeverinë, s’keni pasë kohë, tash mos moralizoni

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 16:15
Dardan Sejdiu

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës po kalon nëpër tension dhe replika ndaj deputetëve.

Dardan Sejdiu, deputet i PSD’së, ka thënë se në gushtin e vitit të kaluar, kur ai ishte në Vetëvendosje, e kanë ftuar LDK’në për ta rrëzuar qeverinë, ndërsa ata nuk janë përgjigjur.

“Pikërisht në këtë kohë, në gushtin e vitit të kaluar ju kemi lutë me e rrëzu qeverinë dhe na keni thënë se nuk keni kohë me bisedu, e tash mos na moralizoni kot”, ka thënë Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat