LDK: Adem Demaçi ishte simbol i rezistencës

Aktuale

LDK: Adem Demaçi ishte simbol i rezistencës

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 19:29
Adem Demaçi

Lidhja Demokratike e Kosovës i shpreh ngushëllime Familjes Demaçi dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar kombëtar, Adem Demaçit. LDK në një telegram ngushëllimi ka thënë se Adem Demaçi ishte simbol i rezistencës kundër regjimit të Serbisë në Kosovë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Demaçi dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar kombëtar, Adem Demaçit. Adem Demaçi ishte simbol i rezistencës kundër regjimit të Serbisë në Kosovë, duke mos u nënshtruar asnjëherë para dënimeve drastike dhe dhunës së regjimit serb. Qytetarët dhe populli i Kosovës do ta përkujtojnë përherë veprën kombëtare të Adem Demaçit dhe veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat