Thaçi: Baca Adem ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur

Aktuale

Thaçi: Baca Adem ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 19:41
Adem Demaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se është shumë e vështirë të pranohet që simboli ynë i rezistencës, Baca Adem, ka ndërruar jetë.

“Është shumë e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës, Baca Adem, ka ndërruar jetë. Ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide. Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës dhe ne gjithmonë do ta kujtojnë si udhërrëfyes dhe do ta kemi si zë ndërgjegjeje popullore. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!” ka shkruar Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat