Presidenti Meta ngushëlloi presidentin Thaçi për vdekjen e Adem Demaçit

Aktuale

Presidenti Meta ngushëlloi presidentin Thaçi për vdekjen e Adem Demaçit

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 21:20
Adem Demaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një bisede telefonike ka pranuar ngushëllimet e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për vdekjen e veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.

Duke vlerësuar lart figurën e Adem Demaçit, në emër të qytetarëve të Shqipërisë, presidenti Meta e ka ngushëlluar edhe tërë popullin e Kosovës.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar homologun e tij shqiptar për ngushëllimet dhe ka theksuar se Adem Demaçi ishte frymëzim i rezistencës jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, duke u shndërruar në ndërgjegje kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat