Ish komandanti i Koshares tregon dy të këqijat tmerruese që po i servohen Kosovës

Aktuale

Ish komandanti i Koshares tregon dy të këqijat tmerruese që po i servohen Kosovës

Nga: P.R Më: 27 korrik 2018 Në ora: 08:54
Hisen Berisha

Ish komandanti në luftën e Koshares, Hisen Berisha, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ashpër  rreth debateve të fundit për ndarjen e Kosovës.

“OJQ Asociacioni apo "Zajednica" që po bëhet "Shtet" brenda shtetit!
Krahas kësaj fatkeqësie, që po i ndodhë Kosovës, me procesin e demarkimit, asociacionit, kushtetuta hendikepuese e institucioneve dhe funksionalizimit të tyre, e marveshje tjera në dëm të Kosovës, argatët e së keqes forcat e errësirës e dekadences, po pretendojnë të na i servojnë edhe dy të këqija tmerruese”, ka shkruar Berisha, duke sqaruar edhe se cilat janë këto dy të kqëija për Kosovën.

“E para, instalimi i frymes dhe opinionit "antikosovë" në gjoja administraten amerikane dhe frymes dhe opinionit "abtiamerikë" ndë shqiptarë. Kjo përmes opinioneve gazetareske të gazetarucëve siç i etiketon Milaim Zeka, agjentë të shërbimeve serbe e ruse që tashme i kemi në media dhe lartë në hierarkinë qeverisëse. E dyta, po tentojnë të hapin një debat që jo vetëm i pa pranueshëm për vullnetin e qytetarëve shumicë abdolute në Kosovë që edhe me luftë konfirmuan pavarësinë e Kosoves; por ky debat fiktiv zhurmues e me mision qëllim keq spiuanazhi diversiv, është ndesh me vet "Pakon Ahtisari" mbi bazen e së cilës është konstruktuar shteti institucional i Kosovës, pavarësia dhe rendi kushtetues”.

Më tej, sipas Berishës, këto pretendime brenda Kosovës duhet të jenë pistë hetimi për organet e inteligjencës.

“Këto pretendime armiqësore nga brenda Kosovës, që do duhej ex oficio të përbënin pistë hetimi për organet përkatëse edhe të inteligjences, vijnë ndesh me Deklaraten e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga SHBA "...E NJOHIM SHTETIN E KOSOVËS NË KUFIJT AKTUAL..." (Shkurt 2008).  Presidenti i Amerikës përfaqëson politikat e Senatit, nuk ka agjenda personale, si dhe qëndrimin e prerë të presidentit të Republikes së Kosovës, se ". tendenca për ndarje të Kosoves apo shkembim teritoresh do të thotë luftë..."”, ka shkruar në faqen e tij, Ish komandanti në luftën e Koshares, Hisen Berisha, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat