Vetëvendosja nuk ngrihet në këmbë edhe në seancën komemorative për Adem Demaçin

Aktuale

Vetëvendosja nuk ngrihet në këmbë edhe në seancën komemorative për Adem Demaçin

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 12:11
Foto nga Kuvendi

Vetëvendosja ka refuzuar të ngrihet në këmbë gjatë intonimit të himnit në seancën komemorative për Demaçin

Sot është duke u mbajtur seancë komemorative për nder të veprimtarit të shquar dhe simbolit të sakrificës, Adem Demaçi, i cili u nda nga jeta dje.

Para fillimit të seancës u intonuan dy himnet, i shtetit të Kosovës dhe ai kombëtar i Shqipërisë.

Gjatë intonimit të himnit të shtetit të Kosovës, u vë re se deputetët e Vetëvendosjes nuk u ngritën në këmbë për të respektuar himnin me të cilin identifikohet Republika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat