Vetëvendosje sërish nuk respekton himnin e Kosovës

Aktuale

Vetëvendosje sërish nuk respekton himnin e Kosovës

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 16:37
Pamje nga video

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje kur kujton Adem Demaçin, kujton dikë prej të cilit ishte inspiruar dhe ndikuar shumë sa i përket kauzës për liri dhe të drejtat e shqiptarëve të Kosovës në kohërat më të vështira të tyre.

Por në seancën komemorative që u shënua sot, për nder të veprës dhe kujtimit për Demaçin, ai nuk e nderon himnin shtetëror të Kosovës, simbolit të lirisë së Kosovës.

As ai as deputetët e tij nuk u zgjuan në këmbë kur u intonua himni i Kosovës. Për dallim prej intonimit të himnit kombëtar, kur të gjithë u panë në këmbë. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat