Debati për dialogun me Serbinë vazhdon të hënën në Kuvend

Aktuale

Debati për dialogun me Serbinë vazhdon të hënën në Kuvend

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 17:28
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të vazhdon me seancën e ndërprerë, ku kanë mbetur për shqyrtim edhe tetë pika të rendit të ditës.

Sipas Kuvendit, seanca do të nis në ora 10:00, dhe ndër të tjera do të vazhdohet edhe debati për dialogun me Serbinë.

R e n d i  i  d i t ë s

11. Vazhdimi i debatit parlamentar për dialogun me Serbinë,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së

      pajustifikueshme,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,

15. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për

      zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

16. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,

17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,

18. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve

      Elektronike dhe Postare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat