Rreziku nga Serbia: Kosova më shumë shpenzon për veteranët e luftës sesa në ushtri

Aktuale

Rreziku nga Serbia: Kosova më shumë shpenzon për veteranët e luftës sesa në ushtri

Nga: N.Sh Më: 27 korrik 2018 Në ora: 20:07
FSK

Profesori Armend Muja, ka theksuar se Kosova më shumë shpenzon para në veteranët e luftës sesa për ushtrinë.

Ai shkruan se, ushtria përdorët për mbrojtje por edhe si mjet në politikën e jashtme.

Muja thotë se, Ballkani Përendimor dominohet nga militarizimi nga Serbia dhe Kroacia.

Sipas tij, Serbia paraqet rrezik në këtë rast.

“Ushtria - perdoret si per mbrojtje por edhe si mjet ne politiken e jashtme. Keto dite kam vrojtuar nje seri te deklaratave pompoze nga romancier te luftes. Ne bote vlen maksima 'zerin e vogel e shkopin e madh'. Ballkani Perendimor dominohet nga nje shkalle e larte e militarizimit nga Serbia dhe Kroacia. Keto dy vende se bashku perbejne 70 % te shpenzimeve, personelit dhe mjeteve ushtarake ne Ballkan.

Shqiperia dhe Kosova jane ne fund te tabeles per nga shkalla e shpenzimeve, personelit dhe shkalles se pergjithshme te militarizimit. Kosova eshte e vetmja qe me shume shpenzon ne veterane lufte sesa ne ushtri (kushtimisht). Eshte e rendesishme qe Ballkani Perendimor te mbahet i demilitarizuar. Sidoqofte, keta numra jane frikesues. Me keta numra dhe nivel te shpenzmeve dhe despotizmin e Vucic, Serbia paraqet rrezik”, shkruan Muja në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat