Wess Mitchell: SHBA-të do të qëndrojnë prapa Kosovës dhe popullit të saj nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit

Aktuale

Wess Mitchell: SHBA-të do të qëndrojnë prapa Kosovës dhe popullit të saj nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit

Nga: D.RR Më: 27 korrik 2018 Në ora: 22:04
Wess Mitchell

Behgjet Pacolli ka njoftuar qytetarët e Kosovës se ka pasur një takim me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchell gjatë vizitës në Amerikë.

Mitchell ka thënë, përcjell Pacolli, se SHBA-të do të qëndrojnë prapa Kosovës dhe popullit të saj nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit.

"Shtetet e Bashkuara e kanë dëshmuar mbështetjen e tyre të fuqishme, të vendosur dhe të vazhdueshme nëpër periudhat më të vështira për vendin dhe popullin shqiptarë të Kosovës dhe do të qëndrojnë prapa Kosovës dhe popullit të saj nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit. 
Ky ishte njëri nga mesashet kryesore, që mora nga takimi që kisha sot me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit", ka shkruar Pacolli në Facebook, përcjell "Bota sot".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat