Adem Demaçi ishte lufta e lavdishme e UÇK-së

Aktuale

Adem Demaçi ishte lufta e lavdishme e UÇK-së

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 09:57
Hashim Thaçi

Nën përkujdesen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në sheshin e Prishtinës po mbahet ceremoni përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së Adem Demaçit.

Ceremonia filloi me intonimin e himnit shtetëror pastaj kombëtar, dhe me një minutë heshtje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova është në zi dhe bota shqiptare në pikëllim.

“Adem Demaçi ishte lufta e lavdishme e UÇK-së, pasi me qëndresën e tij u bë simbol i lirisë kombëtare. Shpirti i tij ishte më i fuqishëm se burgu jugosllavë dhe rrezatoi humanizëm”, tha presidenti Thaçi.

Thaçi tha se Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare, simbol i humanizmit. Ai tha se Demaçi u shndërrua më frymëzues.

Gjatë fjalimit të tij Thaçi tha se Demaçi ishte i madh edhe kur fliste dhe kur kritikonte. Thaçi tha se Demaçi ishte kolos i mendimit të lirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat