Kryeministri merr propozim-vendimin që të vendoset shtatorja e Adem Demaçit në sheshin “Adem Jashari”

Aktuale

Kryeministri merr propozim-vendimin që të vendoset shtatorja e Adem Demaçit në sheshin “Adem Jashari”

Nga: D.RR Më: 28 korrik 2018 Në ora: 19:53
Adem Demaçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë propozim-vendimin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, përcjell “Bota sot”.

Përveç kësaj, Haradinaj ka vendosur që të emërtoj autostradën Prishtinë – Pejë me emrin e Adem Demaçit, e gjithashtu edhe parkun e qytetit në Prishtinë me emrin, “Parku Adem Demaçi”.

Vendim-propozimi i Haradinajt do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, pas ceremonisë mortore, në nderim të Adem Demaçit, kam marrë propozim-vendimin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e autostradës Prishtinë - Pejë – “Autostrada Adem Demaçi” dhe për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi”.

Vendim-propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për respekt të emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat