Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Aktuale

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 21:07
Ilustrim

Vazhdon edhe më tutje mot i paqëndrueshëm, me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, fusha të presionit të lartë që do të shtrihen mbi rajon do të favorizojnë mot më të kthjellët por jo me temperatura të larta mbi vlera mesatare.

Me 30 korrik dhe 01 gusht – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

Me 02 gusht – Mot kryesisht me vranësira. Paradite me riga lokale shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Me 03 gusht- Mot pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Përderisa në ditët e para të javës, në disa pjesë të rajonit, në Shqipëri, priten temperatura të larta edhe mbi 35C, në vendin tonë kryesisht do të luhaten rreth vlerave mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 25C deri në 28C.

Do të fryjë erë mesatare nga krahu verior 3-7m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat